FD-ja DO TË MBËSHTESË KRYEMINISTRIN E PROPOZUAR NGA DEMOKRATËT DHE LQ URA

Fronti Demokratik u dërgoi partnerëve të mazhorancës një platformë të re me propozime për tejkalimin e krizës politike. Në platformë thuhet se janë të gatshëm të mbështesin një person të përshtatshëm për kryeministër i cili propozohet nga partnerët e koalicioneve “Paqja është kombi ynë” apo “E zeza mbi të bardhen”.  Nga FD theksuan se ata duan që përfaqësuesit autentikë të pakicave t’i bashkohen qeverisë së re. “Ne duam që në qeverinë e re të përfshihen përfaqësues autentikë të pakicave dhe që, ndryshe nga praktika e mëparshme, në poste përgjegjëse, me rëndësi të përgjithshme për të gjithë komunitetin”, thuhet në platëformen e FD. “Qeveria e re duhet të pasqyrojë ndjeshëm vullnetin elektoral të qytetarëve, si në strukturë ashtu edhe në prioritetet programore. Qeveria e re do të respektojë marrëveshjet e arritura më parë, që nënkupton një moratorium të dallimeve ideologjike dhe programore”, thuhet në Platformë. FD-ja, si përbërësi më i shumtë i qeverisë, siç thonë ata, është e gatshme të bëjë lëshime për të arritur një marrëveshje dhe gjithashtu të respektojë rëndësinë specifike të përbërësve më të vegjël. FD insiston që negociatat të zhvillohen shpejt dhe me efikasitet, pa asnjë kusht nga ana e askujt dhe të përfundojnë brenda afatit të shpallur tashmë të 10 dhjetorit. Pjesë përbërëse e marrëveshjes është marrëveshja për votimin e Këshillit Prokurorial, Buxhetit, Ligjit për Regjistrimin, si dhe përfundimin e procesit të rregullimit të marrëdhënieve të shtetit me komunitetet fetare. Poashtu, pjesë përbërëse e marrëveshjes do të ishte një marrëveshje për miratimin e zgjidhjeve të tjera ligjore, me qëllim zhbllokimin dhe përmirësimin e funksionimit të institucioneve të sistemit, thuhet në platformë.

SHARE