AMBASADORJA E RE AMERIKANË NË MAL TË ZI BËRI SOT BETIMIN

Ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Mal të Zi,  Xhudi Rajzing Rajnke është betuar  sot në Departamentin e Shtetit Amerikan në Washingtonit.

Rajnke ka shërbyer gjatë tre dekadave në SHBA dhe shërbime të huaja tregtare brenda Ministrisë së Tregtisë si një strateg dhe avokate e interesave të tregtisë së SHBA-së anembanë botës, me theks në Evropë dhe Azinë Juglindore. Siç është publikuar në rrjetin social “Twitter”,  të Ambasadës së SHBA në Podgoricë, ambasadori malazez në Washington, Nebojsha Kalugjeroviq, mori pjesë në ceremoninë e betimit të ambasadorës së re amerikane në MZ.

Nga ambasada e SHBA-se, kumtuan se neser do të publikojnë mesazhin të cilin  Rajnke dërgoi përpara se të vin në Mal të Zi.

SHARE