MALI I ZI DO TË BALLAFAQOHET ME RECESIONIN MË TË FUQISHËM NË RAJON

Projeksionet tregojnë se Mali i Zi do të ketë recesionin më të fuqishëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor, i cili vlerësohet në 12.4% , kryesisht për shkak të varshmërisë së tij nga turizmi. Vala e dytë e fortë e pandemisë ka pas si pasojë sezonin më të keq turistik të shënuar ndonjëherë, theksohet në raportin e rregullt ekonomik të Bankës Botërore. Si pasojë e krizës, borxhi edhe ashtu i lartë do të arrijë nivelin më të lartë gjë që kërkon menaxhim të fortë fiskal dhe menaxhimi i borxheve gjatë viteve të ardhshme. Përmes supozimeve se pandemia do të përkufizohet deri në verën e vitit të ardhshëm, prognozohet rritje e fuqishme e ekonomisë në vitin 2021, megjithatë rimëkëmbja e plotë e Bruto Prodhimtarisë së Brendshme nuk do të realizohet para vitit 2022, vlerësojnë ata. “Do të jetë me rëndësi të veçantë që Mali i Zi në periudhën afatmesme të ruaj trendin e uljes së borxhit dhe të mbetet në rrugën reformiste me qëllim të ruajtjes së stabilitetit makro ekonomike dhe të mundësohet rimëkëmbje e fortë dhe e qëndrueshme”, ka kumtuar Emanuell Salinas, shef i zyrës të Bankës Botërore për BeH dhe Malin e Zi.

SHARE