Nëse jeni një nga njerëzit e shumtë, që nivelet e kolesterolit të mirë dhe atij të keq të të cilëve nuk i kanë në nivelet e duhura, më poshtë janë shtatë lloje ushqimesh që mund t’ju ndihmojnë në ruajtjen e niveleve të shëndetshme të kolesterolit.
Kumbullat e thata
Konsumimi i kumbullave të thata mund të ushqejë trupin tuaj me shumë lëndë ushqyese të rëndësishme për shëndetin e zemrës, pasi ju falin antioksidantë, fibra, kalium dhe magnez. Hulumtimet sugjerojnë se te gratë pas menopauzës, konsumi i pesë deri në gjashtë kumbullave të thata çdo ditë për gjashtë muaj mund të ofrojë rezultate pozitive për shëndetin kardiovaskular, duke përfshirë rritjen e kolesterolit të mirë. Gjithashtu konsumi i kumbullave të thata mund të luajë një rol pozitiv në rregullimin e mikroflorës së zorrëve dhe të mund të ulë nivelet e kolesterolit të keq.
Tërshëra
Nëse po përpiqeni të ulni kolesterolin, konsumi i tërshërës falë fibrave unike beta-glukane, mund të ndihmojnë me balancimin e niveleve të kolesterolit në gjak.
Patatet
Kjo perime me niseshte që është po aq e shijshme sa edhe e mirë për ju. Së bashku me karbohidratet që ofrojnë patatet, çdo racion ushqen trupin tuaj me fibra të tretshme, një lëndë ushqyese që mund të zvogëlojë përthithjen e kolesterolit në qarkullimin e gjakut. Edhe pse të gjitha patatet mund të përfshihen në një regjim ushqimor për uljen e kolesterolit, patatet e purpurta mund të ofrojnë një përfitim shtesë për uljen e kolesterolit falë polifenoleve antocianin që ato përmbajnë. Këshillohet t’i konsumoni ato të pjekura apo të ziera, në vend të përgatitjeve që përfshijnë skuqje.
Mollët
Mund të ketë disa të vërteta në thënien e vjetër “një mollë në ditë e mban mjekun larg”, e kjo të paktën kur bëhet fjalë për të ulur kolesterolin. Mollët janë një burim natyror i polifenoleve dhe fibrave të ndryshme, faktorë që mund të mbështesin natyrshëm shëndetin e zemrës. Plus, ato janë pa natrium dhe pa yndyra të ngopura, dhe ofrojnë një shije të ëmbël pa sheqerna të shtuar. Ndër lëndët ushqyese që gjenden në mollë, një nga yjet e shëndetit të zemrës është pektina, një lloj fibre që gjendet në lëkurën e mollës dhe që ndihmon në parandalimin e absorbimit të kolesterolit në qarkullimin e gjakut.
Fasulet
Fasulet jo vetëm që ofrojnë karbohidrate që ju japin e energji, por ato gjithashtu ofrojnë fibra, proteina me bazë bimore, antioksidantë dhe një mori lëndësh ushqyese të tjera që mbështesin shëndetin e zemrës.
Frutat e pyllit
Këto fruta janë të mbushura me fibra, vitamina, antioksidantë dhe lëndë të tjera ushqyese, duke i bërë ato një nga ushqimet më të mira për shëndetin e përgjithshëm. Gjithashtu përfshirja e këtyre frutave në regjimin tuaj mund të jetë një ndihmë e madhe në balancimin e niveleve të kolesterolit.
Lëng portokalli 100% natyral
Zgjedhjet e pijeve kanë rëndësi po aq sa edhe zgjedhjet e ushqimit kur synoni të arrini nivele të shëndetshme të kolesterolit. Nëse dëshironi të pini diçka tjetër përveç ujit, një gotë me lëng portokalli 100% nayral është zgjedhja më e mirë.
Sigurisht që ushqimi dhe mënyra e jetesës luajnë një rol të rëndësishëm si në parandalimin ashtu edhe në trajtimin e kolesterolit të lartë. E gjithashtu edhe trajtimi mjekësor mund të jetë i nevojshëm. Punoni ngushtë me mjekun tuaj për të krijuar një plan mjekësor që është më i miri për ju.