Në Mal të Zi nga dita e djeshme janë kryer 1.682 testime për Covid 19, nga të cilët 400 kanë rezultuar pozitiv, njoftohet nga ISHP. Gjatë kësaj kohe janë regjistruar 7 viktima nga sëmundja COVID nga: Tivari (2), Bijello Pole (1), Nikshiqi (1), Danillovgradi (1), Kotorri (1), Kollashini (1). Deri në orën 15.00 njoftohet për 455 të shëruar, ndërsa numri i rasteve aktive është 8.233, prej të cilëve 89 në komunën e Tuzit.