PEJOVIQ: JAP DORËHEQJE NË FUNKSIONE TË QEVERISË

Ministri i Çështjeve Evropiane të MZ, Aleksandar Andrija Pejoviq, deklaroi se Informon opinionin se ai  i ka dërguar letër kryeministrit të MZ, Dushko Markoviq, në të cilën e informon se për arsye morale jep  dorëheqje nga vendi i anëtarit në Qeverinë e Malit të Zi.

“Si qytetar i përgjegjshëm dhe i ndërgjegjshëm, duke respektuar aktivitetet e institucioneve malazeze, vendosa të veproj në këtë mënyrë që të relaksoi Qeverinë dhe veten time mbi presionin personal i cili u ngrit mbi mua pas marrjes së vendimit të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit”, shpjegoi Pejoviq.

Ai shtoi se do të përdorë mjetet juridike dhe do të kërkojë të drejtën e tij në procedurën e përcaktuar me ligj, pasiqë është fuqishëm i bindur se nuk e ka shkelur ligjin për asnjë lloj arsye të theksuar në vendimin e Agjencisë. Pejoviq theksoi se ka vepruar sipas rregullores së vlefshme të lëshuara nga Qeveria, anëtar i të cilës është, rregullore kjo e cila sipas tij është bërë sipas shembujve të krahasuar në Kroaci dhe Serbi, ku funksioni i kryenegociatorit gjithashtu nënkupton statusin e ambasadorit të Misionit në Bruksel.

Ai shtoi se është i sigurt se në procedurat e mëtejshme ligjore do të dëshmojnë për mos ekzistim  të konfliktit të interesit dhe në këtë mënyrë do të mbrojnë  integritetin e tij personal, por me këtë edhe  kredibilitetin e institucioneve të sistemit.  “Sa i përket kompensimeve për kryerjen e detyrave shtesë, dëshiroj të sqaroj se kjo është  e krijuar me vendimin e Kryeministrit të Malit të Zi, numër 03 / 3-881 nga data 5 maj  e vitit 2017. Nënkuptohet që, në përputhje me Vendimin e Qeverisë për Themelimin e Strukturës të Anëtarësimit  të Malit të Zi në Bashkimin Evropian, neni 7, paragrafi 2, me këtë gjithashtu ndërpritet  edhe detyra ime si Ministër i Çështjeve Evropiane të negociatorit kryesor, të cilin po bëj në Misionin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian në statusin e ambasadorit. Në kuadër të pozitës që kam kryer vlerësoj se punën e kam bërë me vetëdije dhe me përgjegjësi , si dhe me respekt të plotë ndaj ligjeve malazeze dhe standardeve evropiane, e që dëshmohet  edhe nga rezultatet e sektorit që kam udhëhequr “, deklaroi Pejoviq.

Ndërkaq Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, pranoi dorëheqjen e ministrit të Çështjeve Evropiane Aleksander Andrija Pejoviq, kumtohet nga Qeveria e MZ.

 

SHARE