MPB: KA FILLUAR DORËZIMI I TARGAVE

Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se pas përfundimit të procedurës së prokurimit publik, dhe siç ishte paralajmëruar më herët, filloi dorëzimi i targave. “Dorëzimi i targave në Njësinë Rajonale për Çështje Administrative, Shtetësi dhe të Huaj në Podgoricë është kryer sot më 21.11.2022, ndërsa nga nesër 22.11.2022 pritet dërgesa edhe në njësitë dhe degët tjera rajonale për çështje administrative, shtetësi dhe të huaj në jug dhe veri të Malit të Zi”, thuhet në njoftim. Në këtë mënyrë, thekson MPB-ja, është zgjidhur problemi i prokurimit dhe dorëzimit të targave për vitin e ardhshëm.

SHARE