MARRËDHËNIET MES MALIT TË ZI DHE KOSOVËS JANË TË SHKËLQYERA, DUHET TË FORCOHET BASHKËPUNIMI NË DIGJITALIZIM DHE SIGURI KIBERNETIKE

Në margjinat e Samitit “Western Balkans Digital Summit – Prishtina 2022”, që po mbahet në Prishtinë, ministri i Administratës Publike në Mal të Zi, Marash Dukaj u takua me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës janë të shkëlqyera dhe është e nevojshme të forcohet bashkëpunimi në fushën e administratës publike, digjitalizimit dhe sigurisë kibernetike, është vlerësuar në takimin e ministrit Dukaj me kryeministrin Kurti. Siç theksohet nga MAP, bashkëbiseduesit ranë dakord që perspektiva evropiane nuk ka alternativë dhe se rruga drejt anëtarësimit të plotë në BE është rruga e duhur për të forcuar pozitën e vendeve tona, por edhe të rajonit në tërësi, në bashkësinë ndërkombëtare. Gjithashtu, në takim u diskutua për proceset aktuale politike dhe ekonomike në të dyja vendet dhe për mundësitë e fuqizimit të bashkëpunimit rajonal.

SHARE