Ballkani Perëndimor ka perspektivë evropiane dhe i vetmi model real dhe i pranueshëm i integrimeve është principi i vlerësimit të secilit vend sipas rezultateve të veta, u vlerësua gjatë diskutimit të kryeministrit të MZ, Dushko Markoviq me ambasadorin e ri të Gjermanisë në Podgoricë, Robert Veber.
Siç kumtohet nga Qeveria e MZ, Markoviq i dëshiroi Veber mirëseardhje dhe përsëriti falënderimin ndajGjermanisë për mbështetjen që i ka dhënë Malit të Zi, në procesin e integrimeve evropiane dhe integrimeve në NATO.
“Gjatë kohës së paraardhësit tuaj, Ambasadorit Hans Ginter Matern, Mali i Zi ka hyrë në NATO. Unë besoj se në mandatin tuaj, Mali i Zi do të bëhet anëtare e plotë e Bashkimit Evropian”, deklaroi Markoviq. Markoviq, përsëriti, se pas hyrjes së Malit të Zi në NATO, prioriteti i politikës së jashtme shtetërore të MZ, janë integrimet në Evropë.
“Bashkëbiseduesit theksuan se qëndrimi i të dy shteteve është që i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor ka perspektivë evropiane dhe se në këtë kontekst, i vetmi model real dhe i pranueshëm i integrimit është principi i regatës, pra vlerësimi i secilit vend sipas rezultateve të veta”, thuhet në komunikatë.