QENDRA SHËNDETËSORE E KRYEQYTETIT ORGANIZON TERMINE TË VEÇANTA PËR VAKSINIMIN E FËMIJËVE

Qendra Shëndetësore e Kryeqytetit organizon termine të veçanta për vaksinimin e fëmijëve në fundjavë.

“Termine të jashtëzakonshme janë planifikuar për datat 24 dhe 25 gusht 2024 në objektin shëndetësor Stara Varosh – Pobrezhje nga ora 08:00 deri në orën 14:00. Me vaksinimin në kohë i mbroni fëmijët tuaj nga fruthi, shytat, rubeola, difteria, kollë e mirë, poliomieliti, sëmundjet invazive të shkaktuara nga Haemophilus influenzae tip B, tetanozi, hepatiti B e të tjera”, njoftojnë nga Qendra Shëndetësore e Kryeqytetit.

Teksa po i afrohemi fillimit të nisjes së fëmijëve në institucionet parashkollore, fillimit të vitit shkollor dhe qëndrimit kolektiv në të njëjtat, për shkak të rëndësisë epidemiologjike, apeli është për statusin e imunizimit me vaksina që përmbajnë komponentë kundër difterisë, tetanozit, kollës së mirë, fruthit, shytave dhe rubeolës.

„Lusim të gjithë prindërit dhe kujdestarët, fëmijët e të cilëve nuk janë vaksinuar siç duhet sipas kalendarit të imunizimeve të detyrueshme, të përfitojnë nga mundësia për të vaksinuar fëmijët e tyre gjatë fundjavës pa caktuar termin”, thuhet në njoftimin e Qendrës Shëndetësore.

SHARE