Presidenti Volodymyr Zelenskiy në një intervistë për Reuters sërish ka kritikuar aleatët perëndimorë të Ukrainës të cilët po kërkojnë shumë kohë për të marrë vendime për mbështetjen ushtarake për vendin e tij.
“Çdo vendim për të cilin ne, pastaj të gjithë së bashku, vjen me vonesë rreth një viti sikur të kishim marrë Patriotët në fillim, kur kishte shumë pak dronë në funksion ata do ta kuptonin se ishte e kotë të shënjestrohej infrastruktura energjetike në një shkallë masive nuk do të kishim ndërprerje, më e rëndësishmja do të kishim qenë në gjendje të mbronim pjesën më të madhe të kapacitetit tonë energjitik, por ne kemi nevojë për të ndryshuar pak paradigmën.”
Sipas presidentit ukrainas situata në front tanimë është nga më të vështirat teksa ofensiva e re në Kharkiv po intensifikohet gjithnjë e më shumë.
“Rusët po përdorin 300 avionë në territorin e Ukrainës. Ne kemi nevojë për të paktën 120, 130 avionë për të rezistuar, për të mbrojtur qiejtë tanë. Nuk mund ta siguroni këtë tani? Aleatët tanë a mund të na sigurojnë këtë? Unë jam i sigurt se po. Për momentin situata në fushën e betejës është shumë e ndërlikuar sepse vala e re e avancimit rus filloi në zonën e Kharkiv. Një valë shumë e fuqishme po ndodh edhe në Donbas.”
Thirrja për të përshpejtuar ndihmën pasqyron presionin në rritje që forcat e Zelenskiy janë nën mbi 1000 km vija të frontit në verilindje, lindje dhe jug të vendit. Ai propozoi gjithashtu që forcat e armatosura të vendeve fqinje të NATO-s të mund të kapnin raketat ruse që vijnë mbi territorin ukrainas për të ndihmuar Kievin të mbrohej.
Sa i përket politikës amerikane, ai tha se nuk shihte “rreziqe maksimale” nga çdo ndryshim i administratës në zgjedhjet e nëntorit, edhe pse kandidati kryesor republikan Donald Trump është një skeptik i ndihmës në Ukrainë, i cili ka theksuar politikat “Amerika së pari”.
Ndërkaq në fushën e betejës Rusia kreu sulme të reja me dronë në rajonin Harkiv në verilindje të Ukrainës. Një objekt infrastrukturor u dëmtua, ndërsa mbetjet e dronëve të rrëzuar dëmtuan disa shtëpi në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës. Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se i kanë rrëzuar 28 prej 29 dronëve me të cilën Rusia kreu sulme gjatë natës në shtatë rajone të vendit.