NESËR PROTESTË PARA QEVERISË

Disa organizata kanë paralajmëruar protestë për nesër para Qeverisë për shkak të njoftimit të ekzekutivit se do të mbështesin Rezolutën për Srebrenicën në OKB.

“Ftojmë të gjithë popullin liridashës të Malit të Zi që ruanin vendet e shenjta me ne, të na bashkohen para Qeverisë së Malit të Zi në Podgoricë më 22 maj nga ora 19:00, për t’u dërguar një mesazh atyre që i kemi përkrahur në atë kohë, duke shpresuar në drejtësi edhe për popullin serb”, thanë organizatorët e protestës.

Ata pretendojnë se duke dorëzuar një propozim për një rezolutë për gjenocidin në Srebrenicë, qeveria e kryesuar nga Millojko Spajiq “tregoi në mënyrën më të vrazhdë se nuk i respekton viktimat e popullit serb dhe se anulon të gjitha vlerat e luftës sonë tre dekadash”.

“Ne nuk pajtohemi me vazhdimin e politikës servile që ndoqi Millo Gjukanoviq dhe disa të tjerë po vazhdojnë sot. Është detyrë e jonë kombëtare t’i rezistojmë edhe një përpjekjeje tjetër për të na imponuar fajin kolektiv si popull”, thanë organizatorët e tubimit.

SHARE