Ecja përmirëson gjendjen shpirtërore, thotë studimi i fundit

Akti i thjeshtë i vendosjes së njërës këmbë përpara tjetrës për disa minuta mund të rrisë ndjeshëm disponimin tonë, ka zbuluar një studim.

Dhe nuk ka rëndësi se ku e bëjmë, pse e bëjmë, me kë e bëjmë, apo çfarë efekti presim të ketë ecja.

Psikologët thonë se efektet që shkaktojnë lumturinë lindin nga lëvizja fizike aktuale e cila lidhet me mënyrën se si ne evoluam për të lëvizur për të gjetur ushqim dhe shpërblime të tjera.

Studiuesit thonë se studimi i tyre është i pari që e tregon këtë duke hequr të gjithë faktorët e shumtë që lidhen me stërvitjen – të tilla si marrja e ajrit të pastër, qëndrimi në natyrë dhe kënaqësia e arritjes së qëllimeve të fitnesit.

Në thelb, ‘lëvizja jo vetëm që shkakton rritjen e ndikimit pozitiv [ndjenjat emocionale] … por lëvizja mishëron pjesërisht, ose në një farë kuptimi pasqyron, ndikimin pozitiv’, shkruajnë autorët e studimit nga Universiteti Shtetëror i Iowa-s në punimin e botuar në revistën Emotion.

SHARE