OBSH: NORMA E RASTEVE ME COVID-19 KA SHËNUAR RËNIE MUAJIN E FUNDIT

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se norma globale e rasteve me COVID-19 ka vazhduar të ulet në muajin e fundit. Në raportin javor për përditësimin e COVID-19 që publikon organizata, janë ndarë të dhënat globale të rasteve për periudhën 11-17 prill. Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe në mbarë botën janë regjistruar 5.5 milionë raste me COVID-19 ndërsa 18.215 persona kanë humbur jetën për shkak të virusit. Norma globale e rasteve ka shënuar rënie me 24 për qind në krahasim me një javë më parë dhe rënia në rastet globale ka vazhduar që nga java e fundit e marsit. Në krahasim me 7 ditët e mëparshme, ulja më e madhe e rasteve është vërejtur në rajonin e Paqësorit Perëndimor dhe 28 për qind ndërsa ulja më e vogël është regjistruar në rajonin e Amerikës Jugore dhe atë Veriore me 2 për qind.

SHARE