NGA SOT FILLON PAGESA E KUPONËVE PËR PRODHUESIT BUJQËSORË TË REGJISTRUAR

Nga sot nis pagesa e kuponëve prej 200 euro për të gjithë prodhuesit bujqësorë të regjistruar, njoftoi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave. Ministria tha se do të lëshohen mbi 16,000 kupona. Siç është paralajmëruar, pagesa e mbështetjes do të bëhet përmes – Prva Banka – për prodhuesit e rregjistruar nga Tuzi. Mjetet do t’u paguhen  përmes xhiro llogarisë bankare. “Ministria do të paguajë mjete mbështetëse për prodhuesit bujqësorë përmes kuponave në vlerë prej 200 euro, të cilat kanë të drejtë pronarët e ekonomive bujqësore të regjistruara në Regjistrin e Ekonomive Bujqësore”, thuhet në njoftim. Ministria tha se masa është krijuar me qëllim të ofrimit të mbështetjes së njëhershme për prodhuesit bujqësorë të regjistruar, për të siguruar një pjesë të mjeteve të nevojshme për prodhimin bujqësor.

SHARE