ÇMIMET E KARBURANTEVE DO TË RRITEN SËRISH NGA E MËRKURA

Çmimi i derivateve të naftës do të rritet sërish javën e ardhshme, por rritja nuk do të jetë aq drastike si një muaj më parë, por do të arrijë në disa cent, shkruan Dan. Çmimet e reja të karburanteve do të hyjnë në fuqi të mërkurën, pasi e hëna është ditë jopune dhe Ministria e Investimeve Kapitale do të bëjë përllogaritjen dhe do ta publikojë të martën, pra do të jenë të vlefshme nga mesnata e së mërkurës. Këshilltari për analiza dhe kërkime të tregut në Shoqatën e Kompanive të Naftës së Malit të Zi, Drashko Strikoviq, tha për Dan se sipas parametrave aktual, çmimi i benzinës do të rritet për tre cent, Eurodizel për pesë cent dhe nafta për ngrohje për gjashtë cent. Strikoviq theksoi se rritja e çmimit të karburanteve do të jetë dukshëm për shkak të forcimit të dollarit ndaj euros.

SHARE