Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Mbas një projekti të mundshëm madhor turistik në Mal të Zi qëndron shteti i Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), i cili tregon mjaftueshëm se Mali i Zi është një destinacion i rëndësishëm investimi dhe një partner serioz, tha sot kryeministri Millojko Spajiq.
Ai para gazetarëve pas seancës së Qeverisë tha se është miratuar një marrëveshje kornizë ekonomike për bashkëpunim me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe se hapësirat për bashkëpunim të ndërsjellë janë shumë të mëdha.
Kryeministri paralajmëroi takime të rëndësishme në Emiratet e Bashkuara Arabe të hënën, ku do të diskutohet për potencialin investues.
“Të hënën do të ftoj kryetarët e të gjitha komunave bregdetare në një takim për të diskutuar një projekt të rëndësishëm në lidhje me Emiratet e Bashkuara Arabe”, theksoi Spajiq.
Kryeministri tha se ka një projekt për veriun e Malit të Zi dhe se komunat veriore kanë potencial të madh.
Siç saktësoi Spajiq, ky është një projekt që ka të bëjë me turizmin dimëror.
“Në bazë vjetore do të kishim dy deri në tre miliardë investime për atë projekt. Shteti do të kishte gjysmë miliardë të ardhura shtesë nga ai projekt”, thekson kryeministri i Malit të Zi.
Siç theksoi ai, detyra e shtetit është t’i shikojë gjërat në afat të gjatë dhe të marrë në konsideratë potenciale serioze investimi.
Duke iu referuar investimeve të kompanisë Eagle Hills dhe sipërmarrësit Mohamed Alabar, ai tha se është në horizont një projekt shumë i rëndësishëm, i cili do të sjellë përfitime të mëdha për shtetin e Malit të Zi.
Ai theksoi se valorizimi i Plazhit të Madh është një ide që po mendohet, por ka destinacione të tjera në lojë dhe duhet të luftojmë për to.
“Një gjë është e qartë – nuk ka shitje toke. Kemi mbaruar me këtë praktikë,” tha Spajiq.
Ai theksoi se investitori në Ulqin, nëse projekti vazhdon, do të ndërtojë edhe infrastrukturën lokale dhe aeroportin.
“I takon investitorëve nga Emiratet e Bashkuara Arabe të vendosin nëse do të bashkëpunojnë me ne. Ky është një projekt historik, me vlerë 20 ose 30 miliardë euro, në mënyrë eksponenciale më i madhi”, tha Spajiq.