Foto: UGC
Këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Ulqinit sot kanë diskutuar për tenderin për plazhet e Ulqinit.
Po ashtu, pothuajse të gjithë këshilltarët ftuan qytetarët e Ulqinit dhe të qyteteve fqinje të marrin pjesë në një tubim protestues të shtunën.
Kryetari i Komunës, Genci Nimanbegu tha se duan investime në të mirë të qytetarëve të Ulqinit. „Ata që e respektojnë këtë janë të mirëseardhun, ata që nuk e bëjnë nuk janë të mirëseardhun,“ tha Nimanbegu.
Ai i demantoi ashpër akuzat në disa media malazeze se këto konkluzione mbështesin megaprojektin në Plazhin eMadh.
Disa këshilltarë të opozitës kërkuan që konkluzionet të formulohen më saktë dhe Kuvendi i Ulqinit t’i dërgojë një mesazh më të qartë qeverisë për synimet e saj ndaj burimeve të Ulqinit.
Opozita tha se kjo ishte vetëm përgjigja e parë dhe se nëse mesazhi nuk kuptohet, do të pasoj një përgjigje më e përshtatshme nga komuniteti vendas.