RILINDJA E ENERGJISË BËRTHAMORE, SYNOHET REDUKTIMI I VARËSISË NGA RUSIA DHE KARBONI

Udhëheqësit e disa shteteve evropiane kanë bërë thirrje për ringjalljen e energjisë bërthamore në samitin e mbajtur në Bruksel. Pas aksidentit bërthamor të Fukushimës në Japoni në vitin 2011, Gjermania mbylli menjëherë gjashtë termocentralet e saj bërthamore. Tre termocentralet e fundit u mbyllën në prill 2023.

Nevoja për të gjetur alternativa ndaj ndalimit të importeve të gazit rus, si dhe angazhimi për të ulur emetimet neto të gazeve serrë me 55% deri në vitin 2030 ka rikthyer interesin për energjinë bërthamore.

Shtetet e BE-së mbeten të ndara nëse duhet të promovojnë energjinë bërthamore, me dy kampe njëri i udhëhequr nga Franca që beson se zgjerimi bërthamor është vendimtar dhe tjetri me Austrinë dhe Gjermaninë, të cilët duan që fokusi të qëndrojë në burimet e rinovueshme, të tilla si era dhe dielli.

Liderët u angazhuan për të financuar me ndihmën e Bankës Botërore dhe bankave të tjera zgjatjen e jetës së reaktorëve ekzistues bërthamorë. Edhe Shtetet e Bashkuara, po kërkojnë të ringjallin sektorin bërthamor ndaj Kongresi miratoi së fundmi 2.7 miliardë dollarë për ketë qëllim. Krahas Francës, Spanja, Suedia, Holanda, Republika Çeke, Hungaria, Finlanda, Britania e Madhe, Bjellorusia, Ukraina dhe Rusia janë po ashtu ndër shtetet kryesore prodhuese të energjisë bërthamore.

SHARE