NËNSHKRUHET MARRËVESHJA PËR KALIMIN E MJETEVE NGA BUXHETI I SHTETIT, KOMUNËS SË TUZIT, ME VLERË PREJ 1.370.000,00 EURO

Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj dhe drejtori i Drejtorisë për Investime Kapitale në Qeverinë e Malit të Zi, Esmin Beqaj, bënë nënshkrimin e marrëveshjes për kalimin e mjeteve nga Buxheti i Shtetit, Komunës së Tuzit, me vlerë prej 1.370.000,00 euro.

„Përmirësimi i infrastrukturës rrugore, ndërtimi i shëtitoreve, parqeve, hapësirave rekreative dhe argëtuese për fëmijë ka qenë dhe mbetet prioritet i Komunës. Prandaj, kjo marrëveshje e nënshkruar, është bonus që do të shpejtojë punën e shumë projekteve me rëndësi për Komunën e Tuzit dhe qytetarët e saj,“ thuhet në njoftim.  

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe kryetari i Kuvendit të Komunë së Tuzit, Fadil Kajoshaj, nënkryetari i Komunës, Ivan Ivanaj si dhe shefja e Kabinetit të kryetarit, Drita Rukaj.

SHARE