PAZHIN:PRESIM NGA BE MBËSHTETJE PËR REFORMA

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Zoran Pazhin, kumtoi se Mali i Zi, në bazë të cilësisë së reformave, si dhe në bazë të besimit dhe bashkëpunimit të ndërtuar brenda NATO-s, pret mbështetjen e shteteve anëtare të BE-së për reforma, në mënyrë që të përfundojnë me sukses procesin e negociatave.

“Këto pritje, përveç cilësisë dhe dinamikës së mirë të reformave tona, bazohen gjithashtu në faktin se, duke u bashkuar me NATO-n dhe duke kapërcyer tundimin e sigurisë serioze të kohëve të fundit, ne kemi ndërtuar lidhje të forta të besimit dhe solidaritetit me partnerët tonë evropianë”, tha Pazhin.

Në një bisedë me anëtarët e Grupit Punues të Këshillit të BE-së për Zgjerimin, Pazhin përshëndeti entuziazmin e ri për idenë e një Evrope të bashkuar e cila miratoi strategjinë e re të zgjerimit të BE-së, duke afirmuar parimin e vlerësimit individual ndaj progresit të vendeve kandidate.

Ai vuri në dukje një shkallë të lartë të rritjes ekonomike, e cila gjatë vitit të kaluar tejkalonte katër përqind dhe ishte shumë më e lart se sa mesatarja evropiane. Ai gjithashtu kumtoi edhe për ambiciet e Malit të Zi, që, në bazë të rritjes së fortë ekonomike, borxhi publik deri në vitin 2020 do të reduktohet nën 60% të PBB-së.

Pazhin, theksoi se viti aktual përbën një moment historik për rrugën strategjike evropiane të Malit të Zi dhe të gjithë rajonit, duke theksuar se Mali i Zi, është gati të hapë të gjithë kapitujt e mbetur këtë vit dhe tërësisht ta drejtojnë energjinë në reformat që do të çojnë në mbylljen përfundimtare të procesit të negociatave.

SHARE