Bullizmi, një plagë e heshtur që vret shumë

Bullizmi është një sjellje e dëmshme dhe agresive që përdoret për të dëmtuar një person tjetër në mënyra të ndryshme. Kjo përfshin sjellje të tilla si fyerjet, dhunimi fizik, talljet, përjashtimi social, apo abuzimi emocional. Bullizmi shpesh ndodh në mjediset shkollore, por mund të ndodhë edhe në ambiente të tjera si ambientet e punës, në familje, ose në rrjetet sociale. Bullizmi – një tëmë jo edhe aq e lehtë e që fatkeqësisht është aktuale dita ditës, prej vitit në vit dhe e cila është një sfidë me të cilën shoqëria jonë ballafaqohet. Për këtë arsye ne kemi biseduar me psikologet nga Malësia, Marina Camaj dhe Dorontina Berishaj.

Psikologia Dorontina Berishaj bullizmin e definon si një lloj të dhunës. Thot se nuk është dhunë e thjeshtë por dhunë e etiketuar në një përson e cila përsëritet përderisa dhuna është koncept i përgjithshëm, kur një përson në një farë mënyrë, në një kontekst ka më shumë fuqi se një person tjetër dhe atë gjë e keqpërdorë.

Në pyetjen se cilat janë llojet e bullizmit psikologia Marina Camaj cek dy lloje të tij: të drejtëpërdrejtë dhe atë virtual.

Psikologet e shohin si një problem ku shpeshherë personat bullizues mendojnë se janë duke “përqeshur” por në faktë janë duke bullizuar, pra nuk e vërejnë dallimin kur një përqeshje e kalon kufirin dhe bëhët bullizëm.

Në pyetjen se a është bullizmi më i pranishëm tani apor në gjeneratat më parë ato pergjigjen se nuk ishtë më i pranishëm por thjeshtë tani kërkojnë ndihmë më shumë. Më përpara ka qenë më normale të përqeshesh dikë duke e filluar atë në familje, ndërsa tani e shohim se nuk është edhe aq në rregull falë teknologjisë gjegjësisht informacioneve që kanë më shumë në lidhje me bullizmin.

Ky publikim është mbështetur nga Ministria e kulturës dhe medias.

SHARE