INSPEKTORATI: KONTROLLI I RRITUR I FURRËVE TË BUKËS U LËSHUAN MBI 140 GJOBA

Gjatë kësaj jave Inspektorati i Tregut ka rritur kontrollin e subjekteve ekonomike që merren me prodhimin dhe xhiron me shumicë dhe pakicë të prodhimeve të furrës së bukës, në pajtim me Ligjin për Zanatin, Ligjin për Tregtinë e Brendshme dhe Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit. Në periudhën e përmendur inspektoratet e tregut kanë kryer kontrollin e 160 furrave të bukës kur kanë vërtetuar 89 parregullsi, kanë dhënë 3 vërejtje dhe kanë lëshuar 142 urdhra kundërvajtës. Tek këto subjekteve ekonomike në veçanti janë kontrolluar lajmërimet tek organi i administratës lokale për punët ekonomike për ushtrimin e zanateve, si dhe mbajtja e evidencës për blerjen dhe shitjen e mallit. Po ashtu, me këtë rast inspektorët e tregut kanë kontrolluar kanë theksuar çmimet e produkteve të furrës – mënyrën e afishimit dhe respektimin e çmimeve të afishuara, lëshimi i faturave ndaj konsumatorit, mbajtja e evidencës së vërejtjeve të konsumatorit, etj.

SHARE