BUSEK: VENDET E BALLKANIT PERËNDIMOR TË PRANOHEN MENJËHERË NË BE

Ish-zëvendëskryeministri austriak Erhard Busek mendon se BE duhet të ndryshojë strategjinë e saj drejt Ballkanit Perëndimor dhe të gjitha vendet e rajonit, menjëherë ti pranojnë në anëtarësim.

Busek, në diskutimin “Evropa dhe ti: ekuilibri i presidencës austriake dhe perspektivat për zgjedhjet e Parlamentit Evropian” në Vienë, theksoi se është e pakuptimtë të “luhet doktori” dhe të përpiqet të korrigjohet diçka.

“Jugu i Italisë nuk ishte për BE, por prapë se prapë është në Bashkim. Ne kemi nevojë për të gjithë Ballkanin në BE urgjentisht.

Çdo gjë tjetër do të ishte në të vërtetë e padrejtë”, nënvizoi kreu i Institutit të Vienës për Rajonin e Danubit.

Busek tha se shumë nga instrumentet e BE ishin të vjetruara, dhe ajo që ai thotë përfshin  rotacionin e presidencës së radhës.

SHARE