GJUROVIQ: SHTETI DUHET TË VAZHDOJË TË PUNOJË AKTIVISHT PËR PËRMIRËSIMIN E POZITËS SË FËMIJËVE

Shteti duhet të vazhdojë të punojë aktivisht për përmirësimin e pozitës së fëmijëve sepse lumturia dhe mirëqenia e tyre duhet të jetë pika rreth së cilës do të arrihen marrëveshje dhe zgjidhje adekuate, tha kryetarja e Kuvendit Danijela Gjuroviq. Siç njofton Kuvendi, Gjuroviq ua ka uruar 20 Nëntorin, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, të gjithë fëmijëve të Malit të Zi. “Ju përgëzoj për ditën tuaj, me dëshirën që fëmijërinë tuaj ta kaloni të shkujdesur, në lumturi, gëzim dhe shoqëri me bashkëmoshatarët tuaj”, tha Gjuroviq. Ajo u uroi fëmijëve që shqetësimi i tyre i vetëm të jetë shkolla dhe të mbeten fëmijë sa më gjatë, të ruajnë pafajësinë e fëmijëve, humanizmin dhe dashurinë vetëmohuese për fqinjët dhe botën përreth tyre që vetëm ata e posedojnë. Sipas saj, kujdesi për fëmijët është kujdes për të ardhmen e vendit. “Dhe ne duhet të kujdesemi që t’ju lëmë bazat më të mira për afirmim dhe përparim personal dhe profesional në çdo kuptim”, shtoi Gjuroviq.

SHARE