BALIDEMAJ EMËROHET NËNKRYETAR I KOMUNËS SË GUCISË

Në seacën e sotme të Kuvendit Komunal të Gucisë, Edon Balidemaj u emërua për nënkryetar të Komunës së Gucisë. Balidemaj është zgjedhur për nënkryetar me 20 vota për, të shumicës parlamentare të përbërë nga Partia Demokratike e Socialistëve, koalicioni “Shqiptarët Bashkë për Guci”, dhe Partia Boshnjake. Balidemaj është nënkryetar i Alternativës Shqiptare, dhe këtë detyrë e ushtroi edhe në fund të mandatit të kaluar. Në vend të tij, funksionin e këshilltarës do ta ushtrojë Jeta Hasangjekaj.

SHARE