INAGUROHET AKSI RRUGORË SHIPSHANIK – DHE I ZI

Sot u bë inagurimi i një tjetër aksi rrugorë Shipshanik – Dhe i Zi i përfunduar me sukses dhe me të gjitha standardet. Rruga Shipshanik – Dhe i Zi me gjatësi 2230m dhe gjerësi 5,5m e cila kap vlerën 182.637,16€, është projekti i radhës, i realizuar i komunës së Tuzit. Siç njoftojnë nga komuna e Tuzit, kjo rrugë do t’u shërbejë, jo vetëm banorëve të Shipshanikut dhe Dheut të Zi por edhe mbarë qytetarëve të Malësisë duke ua lehtësuar qarkullimin në këtë zonë të qytetit.,,Jamshumë i lumtur që dita ditës po jetësohen qëllimet tona për zhvillimin e infrastrukturës rrugore në të gjithë territorin e komunës së Tuzit”, theksoikryetari Gjeloshaj në ceremoninë e hapjes së kësaj rruge.

SHARE