ZGJEDHJET PARLAMENTARE DHE LOKALE MË 30 GUSHT

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka thirrur zgjedhjet parlamentare dhe lokale për më 30 gusht.

“Gjukanoviq, pasi zhvilloi konsultimet me përfaqësuesit e partive parlamentare dhe koalicionet më 16 qershor 2020, të cilët iu përgjigjën ftesës së tij, me rastin e caktimit të një date për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare, sot, në përputhje me kompetencat dhe afatet e tij të përcaktuara me Kushtetutën e Malit të Zi, Ligjin Zgjedhor për këshilltarët dhe deputetët, si dhe Ligji për Vetëqeverisjen Lokale kur bëhet fjalë për zgjedhje në nivelin lokal, miratoi Vendimin për shpalljen e zgjedhjeve për deputetë në Parlamentin e Malit të Zi, si dhe Vendimin për shpalljen e zgjedhjeve për këshilltarët, në: Kuvendin Komunal Andrijevicë, Budvë, Guci dhe Kotorr ”, thuhet në deklaratën e Presidentit.

Në përputhje me vendimet e përmendura më parë të Presidentit të Malit të Zi, të cilat hyjnë në fuqi ditën e miratimit të tij, zgjedhjet për deputetë dhe këshilltarë do të mbahen më 30 gusht 2020.

SHARE