Edhe pse Partia Kryesore e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Bashkimi Demokratik për Integrim e Ali Ahmetit nuk do të jetë në qeveri me VMRO-në e Kristian Mitckovskit, shqiptarët sërish pritet të kenë pjesën e tyre në qeveri.
Kjo si shkak i bisedimeve dhe koalicionit të pritur mes VMRO dhe koalicionin VLEN.
Sipas bisedimeve mes palëve, ndonëse ende të pazyrtarizuara, shqiptarët do të kenë 5 ministri, përkatësisht: Ministrinë e Shëndetësisë, Ekonomisë, Kulturës, Vetqëverisjes Lokale dhe Bashkësive Etnike.
Krahas këtyre ministrive, të njëjtat burime bëjnë me dije se shqiptarëve do t ju besohet edhe posti i zëvendëskryeministrit për Euro-Integrime.
Ndëkohë nga ana tjetër mediet vendase kanë publikuar edhe emrat e përfolur për 13 ministri të tjera.
Por të gjitha këto kalkulime e pritshmëri, pritet të konkretizohen pasi fillimisht të konstituohet Kuvendi i ri e më pas, presidentja e vendit Gordana Siljanovska Davkova të ndajë mandatin për formimin e kabinetit të ri qeveritar, ku Kristian Mickovski do të jetë kryeministër i vendit.