BE I JEP VETËM TRE JAVË KOHË BULLGARISË QË TË HEQË VETON

Komisioneri i BE-së për Zgjerimin dhe Politikën Europiane të Fqinjësisë Oliver Varhelyi i dha Bullgarisë vetëm 3 javë kohë që të miratojë fillimin e negociatave të Shkupit për anëtarësimin në BE. Pas takimeve me zyrtarët më të lartë të Sofjes zyrtari i lartë europian tha: “Ne jemi duke punuar për një zgjidhje të pranueshme reciprokisht mes Sofjes dhe Shkupit në mënyrë që të mund të realizojmë mbajtjen e konferencës së  parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në Qershor. Është me rëndësi që të kemi Ballkanin Perëndimor fqinj të qëndrueshëm dhe të begatë. Pas 3 javësh do të kthehem në Sofje për të gjetur një bazë të përbashkët argumentash për të filluar procesin e negociatave brenda muajit Qershor”. Parlamenti Euvropian i bëri thirrje Sofjes dhe Shkupit që çështjen e tyre dypalëshe ta zgjidhin jashtë procesit të negociatave dhe që Këshilli Europian menjëherë të vendosë nisjen e negociatave që janë bllokuar me veton që po mban peng edhe Shqipërinë.

SHARE