SHPORTA E KONSUMIT NË MARS 801.1 EUR

Sipas të dhënave të Monstat, vlera e shportës minimale të konsumit për muajin mars ishte 801,1 euro, që është 12 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Prej tyre, 374.9 euro ishin të lidhura me shpenzimet për ushqim dhe pije joalkoolike, dhe 426.2 euro për shpenzime për produkte dhe shërbime jo ushqimore.

“Shpenzimet për ushqime dhe pije joalkoolike në mars të këtij viti, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, shënuan rritje prej 16 për qind, ndërsa shpenzimet për produkte dhe shërbime jo ushqimore prej 8,6 për qind”, thuhet në njoftim.

Monstat njoftoi gjithashtu se vlera totale e shportës minimale të konsumit për janarin e këtij viti ishte 803,3 euro, ndërsa për shkurt 809,4 euro.

Shporta e konsumit minimal i referohet konsumit familjar që përfshin produktet dhe shërbimet ushqimore dhe joushqimore, që mundëson ruajtjen e jetës dhe aftësive të punës të anëtarëve të familjes.

SHARE