ME PROJEKTET EVROPIANE DREJT FORCIMIT TË BASHKËPUNIMIT MES MALIT TË ZI DHE SHQIPËRISË

Është e nevojshme të arrihet bashkëpunimi më cilësor në fushën e projekteve me interes të përbashkët dhe të punohet së bashku për të përmirësuar standardet dhe cilësinë e jetës së njerëzve në rajonin kufitar të Malit të Zi dhe Shqipërisë, tha Sekretarja e Shtetit në Ministrinë e Çështjeve Evropiane dhe njëkohësisht koordinatorja kombëtare e IPA-s, Millena Zhizhiq.

Zhizhiq ka theksuar faktin se këto dy vende kanë krijuar bashkëpunim dhe se është e nevojshme të fokusohet në zbatimin e projekteve me interes të përbashkët në periudhën e ardhshme, si në kuadër të IPA-së aktuale ashtu edhe në kuadër të IPA III, e cila ofron një numër i madh mundësish për projekte të rëndësishme.

Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Programimit dhe Koordinimit Strategjik të Republikës së Shqipërisë Ilir Beqaj përshëndeti përpjekjet e Ministrisë së Çështjeve Evropiane në menaxhimin e programit dhe theksoi rezultatet që Republika e Shqipërisë, si pjesë e strukturës operacionale të programit, ka zbatuar për të lehtësuar zbatimin e projekteve për përdoruesit nga Shqipëria.

“Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për obligimet aktuale në kuadër të programit të bashkëpunimit ndërkufitar dhe territorial dhe u dakorduan për një sërë hapash që do të ndërmerren në periudhën e ardhshme për projekte me interes të përbashkët”, njofton Qeveria.

SHARE