Në Mal të Zi, mëngjesit e deri në orën 16:30 minuta janë analizuar edhe 48 mostra të tjera, ku pozitiv me koronavirus ka rezultuar vetëm një person, nga Podgorica.
Ndihmës Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Senad Begiq tha se ky nuk është fundi, ne vazhdojmë të monitorojmë gjendjen e të gjithë pacientëve, pavarësisht nëse ata po i nënshtrohen një trajtimi në shtëpi ose në spital.
Drejtori i Qendrës Klinike të Malit të Zi, Jevto Erakoviq tha se 17 pacientë janë të shtruar në spital. Të gjithë pacientët nga Klinika e Sëmundjeve Infektive, siç tha Erakoviq, janë në gjendje të mirë të përgjithshme, të qëndrueshme dhe pritet të ritestohen.
Dy pacientë janë shkarkuar sot dhe dy janë në respirator, njëri prej të cilëve, siç u raportua në konferencën e TKK, është në gjendje veçanërisht të rëndë.
“Mali i Zi ka treguar se ka qytetarë përgjegjës, nëse nuk do të kishte ne nuk do të kishim rezultate të tilla,” tha Erakoviq, duke theksuar se kemi treguar sukses në luftimin e epidemisë.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që të vazhdojnë me të njëjtën sjellje, në mënyrë që të mos zhvlerësojnë rezultatin e deritanishëm.
Të rikujtojmë se sot në mëngjes kemi pasur të konfirmuara 3 raste të reja me koronavirus, ku njëri prej tyre është nga Komuna e Tuzit.
Që nga fillimi i sëmundjes, gjithsej 88 të infektuar janë shëruar.
Të shëruarit sipas Komunave janë:
Podgoricë: 35
Tuz: 23
Tivar: 7
Andrijevicë: 6
Ulqin: 5
Herceg Novi: 4
Budva: 4
Tivat: 2
Bijello Pole: 1
Danillovgrad: 1