Kjo recetë e shijshme e humusit me panxhar nuk mund të ishte më e lehtë se kaq! Mjafton të hidhni përbërësit në mikserin tuaj dhe t’i përpunoni ato.
Panxhari i pjekur është pikërisht përbërësi që e bën këtë pjatë të shëndetshme dhe tepër të shijshme.
Ndiqni më poshtë recetën që AgroWeb.org sjell sot për ju, dhe mësoni këtë recetë të thjeshtë e plot vlera.
Përbërësit
425 gr qiqra pa kripë, të shpëlara
225 gr panxhar i prerë në feta dhe i pjekur
60 gr tahini
4 lgj vaj ulliri ekstra i virgjër
60 ml lëng limoni
1 thelpi hudhër
1 lç qimnon i bluar
½ lç kripë
Përgatitja
Kombinoni qiqrat, panxharin, tahinin, vajin, lëngun e limonit, hudhrën, qimnonin dhe kripën në një mikser.
Përpunojeni për 2 deri në 3 minuta derisa përbërësit të formojnë një salcë kremoze dhe të një trajtshme.
Shoqërojeni me patate të skuqura, me bukë të thekur, karrota, kastravecë, apo edhe si një pjatë shoqëruese për vatin tuaj. /AgroWeb.org