EDHE 9 HUMBJE JETE DHE 351 TË INFEKTUAR

Në Mal të Zi gjatë 24 orëve të fundit nga pasojat e infektimit me korona virus 9 persona e kanë humbur jetën dhe janë konfirmuar 351 raste të reja të infektimit, është kumtuar nga Instituti i Shëndetit Publik. “Laboratorët e këtij Instituti si laboratorët tjerë publik dhe private që merren me diagnostifikimin e korona virusit deri sot në ora 17 kanë përfunduar analizat e 1430 mostrave, në mesin e të cilave gjithsej pozitiv kanë rezultuar 351 persona,” thuhet në kumtesë. “Duke pasur parasysh rastet e reja të zbuluara si dhe numrin e të shëruarëve , numri i përgjithshëm i rasteve aktuale aktive me Covid-19 në Mal të Zi është 8.663 persona, kurse prej fillimit të epidemisë në vitin e kaluar është 56 mijë e 579 njerëz. Numri i përgjithshëm i të vdekurve si pasojë e infektimit me koronavirus në Mal të Zi prej qershorit të vitit të kaluar është 749, kurse prej fillimit të pandemisë 758 persona. Sot 9 vdekje të raportuara në Insitut janë nga: Tivari (2), Podgorica (2), Tuzi, Herceg Novi, Danillovgradi, Plevla dhe Rozhaja. Deri  në orën 17:00, u raportua shërimi i 727 pacientëve.

SHARE