Tri truqe për marinadë më të përsosur: Kështu do të bëni mish më të shijshëm dhe më të butë!

Marinimi i drejtë i mishit është shumë me rëndësi në mënyrë që të përgatisim drekë shumë të shijshme

Me ndihmën e këtij procesi përftojmë shije, teksturë dhe aromë më të mirë, transmeton Telegrafi.

Marinada e butë

Thartira e cila përdoret në marinada siç janë uthulla dhe lëngu i limonit, janë mjete natyrale për zbutje të mishit.

Mishi do të jetë më i butë sa më gjatë që e marinoni, mirëpo nuk bën të teprohet sepse copa e mishit mund të ndryshojë teksturën dhe të bëhet tepër i qullët.

Kripa

Pos që është e domosdoshme e cila gjellëve ua përmirëson shijen, kripa është edhe mjet i dobishëm i cili do të zbutë mishin.

• Qitni mishit sasi më të madhe kripe, mjaftueshëm që të krijohet shtresë e bardhë dhe e dukshme kripe.
• Lëreni të qëndrojë rreth një orë e gjysmë.
• Pastaj shpëlani me ujë të ftohtë dhe thajeni para zierjes.

Mishi do të thithë kripën, do të lirojë të gjitha lëngjet derisa qëndron në kripë. Dhe kur ta shpëlani do të keni copë të përsosur mishi të butë, pa u frikësuar që do të jetë tepër i njelmët.

Soda e bikarbonatit

Përdorimi i sodës së bikarbonatit për zbutje të mishit është truk i cili shpesh përdoret në kuzhinën kineze. Më efikase është kur qitet në copa më të vogla mishi, siç janë ato të cilat përdoren për garnitura.

• Qitni një lugë sodë bikarbonati në çdo copë mishi dhe përzieni mirë.
• Nëse mishi është shumë i thatë, shtoni pak ujë, lëreni të qëndrojë rreth 15 deri në 20 minuta.
• Shpëlajeni mirë dhe eliminoni sodën e bikarbonatit.
• Thajeni mishin me kujdes para se të filloni ta zieni.

/Telegrafi/

SHARE