MOSMARRËVESHJET NGADALËSUAN PROCESET E REFORMAVE NË MAL TË ZI

Tensionet dhe mosbesimi midis aktorëve politikë shënuan periudhën raportuese të lidhur me kriteret politike, sipas Raportit të Progresit për Malin e Zi, në të cilin Radio Televizioni i Malit të Zi (RTMZ) kishte qasje. Përbërja aktuale e Kuvendit është e paparë në historinë e Malit të Zi. Duhet të kërkohet një konsensus i gjerë ndërpartiak dhe social mbi reformat e lidhura me BE-në, i cili është vendimtar për vendin që të ecë përpara në rrugën drejt BE-së. Ky është një nga mesazhet kryesore në Raportin e Pakos së Zgjerimit të Komisionit Evropian për Malin e Zi. Mali i Zi duhet të adresojë të metat sistemike në sistemin e drejtësisë, përfshirë mënyrën se si trajtohen rastet e krimit të organizuar në gjykata, sipas  draftit të përfundimeve kryesore të KE. Nesër, Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, do të presë Shefen e Delegacionit të Bashkimit Evropian (BE) në Mal të Zi, Ambasadoren Oana Kristina Popa. Siç u njoftua nga zyra e presidentit, Ambasadorja Popa do t’i paraqesë Gjukanoviqit Raportin e Komisionit Evropian (KE) për Malin e Zi për vitin aktual.

SHARE