Vazhdimi i suksesshëm i procesit të integrimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian, është prioritet i Qeverisë, e cila do të intensifikohet më tej në periudhën e ardhshme, deklaroi kryeministri i MZ, Dushko Markoviq, gjatë takimit me ambasadorin e sapo emëruar të Hungarisë Jozef Nedashija.
Siç kumtuan nga Qeveria e MZ, Markoviq, ka thënë se pret që misionin i Nedashija do ta shënojnë zhvillimet e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe të cilësisë së lartë mes Malit të Zi dhe Hungarisë, të themeluar gjatë mandatit të ish-ambasadorit Kristijan Poshe. Markoviq, falënderoi Hungarinë për mbështetjen e vazhdueshme të Malit të Zi në procesin e integrimeve evropiane dhe euroatlantike.
“Ai theksoi se vazhdimi i suksesshëm i procesit të integrimit të Malit të Zi, në Bashkimin Evropian, do të jetë përparësia jonë, e cila do të intensifikohet më tej në periudhën e ardhshme”, thuhet në komunikatë.
Është theksuar se Markoviq dhe Nedashija kanë vënë në dukje se të dy vendet e shohin mundësinë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik, veçanërisht në fushën e turizmit, energjisë dhe bujqësisë, veçanërisht në sektorin e prodhimit të ushqimit.
“Në këtë drejtim, Markoviq, pranoi propozimin për të filluar punën për formulimin në kuadër të marrëveshjes midis Malit të Zi dhe Hungarisë për bashkëpunimin”, thuhet në komunikatë.