Tole Berishaj

Xhubleta është një veshje e punuar me dorë e karakterizuar nga forma e saj shumë interesante. Xhubleta konsiderohet si elementi identitar i grave malësore. Xhubleta veshje që vishet nga gratë dhe vajzat, me dallim të dukshëm mes tyre, përmes të cilës është kuptuar edhe statusi social i femrës.

Tole Lekë Berishaj, 97-vjeçarja është e vetmja artizane e mbetur që e prodhon dhe merret me restaurimin e xhubletës në Malësi, Tuz.
Gjatë emisionit që ne zhvilluam me Tolen ajo na tregoi se sa e veshtirë është të punohet një xhublet, ku duhet përfshir aftësi specifike në përgatitjen e saj e në veçanti në prerjen, qepjen dhe qëndisjen e figurave simbolike si dhe montimin e të gjithë elementëve që përbëjnë xhubletën. Në ditët e sotme xhubleta është kryesisht e zezë me motive shumëngjyrëshe të qëndisura.Prodhimi i xhubletës kalon në këto proçese: Qethja e bagëtive, shprishja e leshit me gërhanë, tjerrja me furkë, ngjyrosja e fijes së leshit, endja me kosh e spikut, punimi në vegë/tezgjah  elementeve të caktuar, qepja e elementëve me fije leshi dhe me fill metalik. Ndërtimi i stolive me serm dhe ar, si dhe qëndisja e elementeve dekorative.

Në të kaluarën, njohuritë dhe aftësitë e bërjes dhe veshjes së xhubletës transmetoheshin me demonstrim brenda familjes pasi vajzat kishin për qëllim përgatitjen e pajës së tyre. Sot, pak gra posedojnë njohuri për të gjithë procesin, dhe transmetimi i bazuar në familje është i rrallë. Gjithashtu, mungesa e leshit organik të përshtatshëm për prodhimin e shajakut ka bërë që të përdoren lloje të reja leshi.Prej vitesh ajo tregon që ka hapur një atelie për prodhimin e veshjeve kombëtare, por që prej disa vitësh ka edhe ndihmën e mbesës Amandës të cilës ja ka trashëguar këtë profesion.

Ky publikim është mbështetur nga Ministria e kulturës dhe medias.

SHARE