Digjitalizimi do të forcojë demokracinë, do të nxisë prosperitetin ekonomik dhe do të krijojë një shoqëri të hapur në rajon, kurse bashkëpunimi rajonal është çelësi i transformimit të suksesshëm dhe të qëndrueshëm digjital, vlerësuan përfaqësuesit përfaqësuesit e Deutsche Telekomit në samitin e mbajtur në Shkup.
Ata gjatë Samitit të parë digjital të Ballkanit Perëndimor, i cili përfundon sot në Shkup, kanë thënë se ajo kompani ka ambicie të forta për të përmirësuar transformimin digjital me qëllim të prosperitetin ekonomik dhe integrimit në Bashkimin Evropian.
Nga Telekomi malazez, i cili është pjesë e grupit Deutsche Telekom, theksuan se në samit është vlerësuar shkrimet digjitale janë të rëndësishme për të gjithë qytetarët, por edhe për ekonominë dhe stabilitetin politik në tërësi. Deutsche Telekom, me partnerë e tjerë, prezantoj një pjesë të Studimit mbi ndikimin e transformimit digjital në Ballkanin Perëndimor, i cili tregon se strategjia e përbashkët digjitale në vendet e Ballkanit Perëndimor do të përshpejtojë procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.
Antari i Këshllit të Deutsche Telekom për Evropë, Srini Gopalan, tha se digjitalizimi është pjesë e jetës së përditshme dhe se ajo tashmë ka ndryshuar mënyrën e komunikimit, punës, jetës, e madje edhe të të menduarit.
“Digjitalizimi është integrim i tregjeve, industrive dhe shoqërive. Një studim i ndikimit të transformimit digjital në Ballkanin Perëndimor tregon se digjitalizimi dhe shkrimi digjital si dhe kuadri i përshtatshëm rregullator do të kontribuojnë në ndërtimin e perspektivave të reja. Kjo do të ndihmojë për tu zvogëluar rrjedhja e njerëzve të kualifikuar nga vendet e rajonit “, theksoi Gopalan.
Ky Samit mblodhi së bashku krerët e qeverive dhe ministrat përgjegjës për agjendën digjitale të vendeve të rajonit dhe të Bashkimit Evropian, të cilat marrin pjesë në procesin e Berlinit.