ABAZOVIQ DHE RADULLOVIQ E KANË FTUAR PRESIDENTIN GJUKANOVIQ NË BISEDIME

Zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq dhe Ministri i Jashtëm Gjorgje Radulloviq i kanë dërguar një ftesë Presidentit së Malit të Zi Millo Gjukanoviq për konsultime të politikës së jashtme, të cilat do të mbahen të martën, 26 janar. Tema, siç thuhet në deklaratë, është çështja e kthimit të ambasadorëve. “Organizimi i konsultimeve është një tregues i kapacitetit demokratik të Qeverisë, si dhe i rëndësisë së dialogut, veçanërisht me qëllim që të funksionojë bashkëjetesa dhe të zgjidhen çështje për të cilat ka pikëpamje të ndryshme,” thuhet në deklaratë. Presidenti Gjukanoviq më parë vlerësoi se nuk ishin përmbushur kushtet për lëshimin e një dekreti për tërheqjen e shtatë ambasadorëve, duke deklaruar se propozimi i Qeverisë i është dorëzuar atij pa një shpjegim të vlefshëm.

SHARE