GJOBË DERI NË 500€, NËSE NUK JEPEN INFORMACIONE PËR REGJISTRIMIN E POPULLSISË

Drejtoria për Statistikat e Malit të Zi do të publikojë rezultatet preliminare të regjistrimit të popullsisë jo më vonë se 30 ditë pas përfundimit të regjistrimit.  Kështu është paraparë me Ligjin për regjistrimin e popullsisë, i cili është publikuar dje në Gazetën Zyrtare të Malit të Zi, dekretin e të cilit e ka nënshkruar edhe presidenti i shtetit, Millo Gjukanoviq. Neni 2 i atij ligji përcakton se periudha e kryerjes së regjistrimit dhe momenti i referencës do të caktohen nga Qeveria e Malit të Zi. Regjistruesi, instruktori dhe kontrollori do të gjobiten deri në 500 euro nëse nuk i mbajnë si sekret zyrtar të gjitha të dhënat e banorëve të regjistruar. Parashikohen edhe dënime për personat fizik. “Dënohet për kundërvajtje me gjobë nga 100 deri në 500 euro, nëse personi fizik nuk jep informacionin e kërkuar nga regjistrimi dhe nuk jep përgjigje të saktë dhe të plotë për secilën pyetje”, thuhet në nenin 235 të këtij ligji. E njëjta gjobë parashikohet nëse personi fizik regjistron ose interviston rrjedhën e intervistës ose pyetësorët e plotësuar të regjistrimit, ose nëse regjistron ose publikon një foto përmes internetit ose medias. Shtohet se është detyrë e njësive të vetëqeverisjes vendore që deri në përfundimin e regjistrimit të mos i ndryshojnë emrat, kufijtë dhe sipërfaqet e komunave dhe vendbanimeve, përfshirë emrat e rrugëve, shesheve dhe bulevardeve.

SHARE