TRANSFORMIMI I QET DHE PËRKRAHJA PËR REFORMAT JANË LAJME TË MIRA PËR RAJONIN DHE BE

Transferimi i qetë i pushtetit në Mal të Zi dhe përkrahja e akterve kryesor politikë për progresin në reforma, janë lajme të mira për tërë rajonin dhe Bashkimin Evropian, kurse meritat për këtë u takojnë si pushtetit ashtu edhe opozitës, ka deklaruar shefja e delegacionit të BE në Mal të Zi Oana Kristina Popa. Ajo ka theksuar se të gjitha forcat politike pro evropiane së shpejti do të kenë rastin të tregojnë përkushtimin e sinqertë ndaj të ardhmes evropiane të Malit të Zi. “Këtë mund ta bëjnë duke lënë anash dallimet politike dhe me një punë të përbashkët në çështjet që u takojnë interesave shtetërore, siç është rimëkëmbja ekonomike nga pasojat e Covid 19, përmes reformave gjithëpërfshirëse zgjedhore dhe përmes emërimeve në funksionet kyçe gjyqësore dhe të prokurorisë “, ka theksuar Popa në intervistën dhënë agjencisë Mina. Ajo me këtë rast ka theksuar se BE është i gatshëm që ta ndihmojë Malin e Zi që të përparojë në rrugën drejtë anëtarësimit në BE dhe të përkrah rimëkëmbjen e tij ekonomike pas pandemisë së koronavirusit. Siç ka theksuar Popa, në Mal të Zi ka ndodhur ndryshimi i pushtetit, mirëpo dëshira e banorëve të Malit të Zi që të jenë pjesë e Bashkësisë së lirë dhe me prosperitet e popujve evropianë , nuk ka ndryshuar.

SHARE