PËR SHKAK TË CIKLONIT “FOBOS”, PARALAJMËRIM I JASHTËZAKONSHËM METEREOLOGJIK

Instituti për Hidrometeorologji dhe Sizmologji ka lëshuar një informacion emergjent meteorologjik, pra paralajmërim për Malin e Zi për shkak të reshjeve të mëdha të parashikuara, reshjeve të mëdha, erërave të forta jugore dhe fatkeqësive të mundshme. Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim të MPB-së apeloi tek ndërtesat dhe shërbimet komunale që t’i përshtatin aktivitetet e tyre me situatën e paralajmëruar të motit. Për të shtunën, të dielën dhe të hënën Instituti për Hidrometeorologji dhe Sizmologji njofton paradite aktivitet ciklon në zonën e Malit të Zi, i cili do të shkaktojë reshje të dendura shiu dhe mot me stuhi lokale afatshkurtër në pjesët jugore-bregdetare, qendrore dhe verilindore. Në bazë të informacioneve të marra nga Instituti për Hidrometeorologji dhe Sizmologji se në ditët në vijim priten kushte të pafavorshme klimatike, Drejtoria e Mbrojtjes dhe Shpëtimit e MPB-së u dërgoi njoftim të gjithë pjesëmarrësve në sistemin e mbrojtjes dhe shpëtimit me qëllim ngritjen e nivelit të gatishmërinë operacionale. Drejtoria e Policisë apelon drejtuesit e mjeteve që të kontribuojnë në sigurinë e tyre duke përshtatur me motin dhe kushtet e tjera në rrugë, si dhe frekuencën e trafikut, duke përdorur pajisjet dimërore të parashikuara për automjetet, të kontribuojnë në sigurinë e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës gjatë kohëzgjatjes së kushteve të pafavorshme të motit.

SHARE