ZGJEDHJET LOKALE NË KOSOVË / 21 KOMUNA SHKOJNË NË BALOTAZH

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve komunale të së dielës në Kosovë, tregojnë se në 21 nga 38 komunat e vendit do të ketë një raund të ri zgjedhjesh, meqë asnjëri nga kandidatët nuk ka siguruar votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur në raundin e parë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se 42.5 për qind e rreth 1 milion e 890 mijë votuesve të regjistruar, shfrytëzuan të drejtën e tyre për të votuar.Konkurrenca më e fuqishme është zhvilluar në qytetet më të mëdha përfshirë Prishtinën, ku Lëvizja Vetëvendosje do të përballet në raundin e dyte me Lidhjen Demokratike të Kosovës, sipas Zërit të Amerikës.Në zgjedhjet e së dielës është vendosur edhe për deputetët e kuvendeve komunale.“Të fillojmë të ecim Prishtinës” dhe “Ridefinimi i Qendrës së qytetit”, janë dy projektet kryesore për kryeqytetin e Kosovës, të të dy kandidatëve, të cilët do të shkojnë në balotazh.Në zgjedhjet komunale të 17 tetorit, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arben Vitia, ka fituar 42.26 për qind të votave, ndërsa kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, ka fituar 29.34 për qind.Sipas këtij Ligji, raundi i dytë mbahet katër javë pas mbajtjes së raundit të parë, apo, në këtë rast, më 14 nëntor.

SHARE