ZELENSKY: OKB-ja DUHET TË SIGUROJË SIGURINË NË TERMOCENTRALIN ZAPORIZHZHIA

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky ka zhvilluar bisedime ditën e sotme me homologun turk Rexhep Tajip Erdogan. Gjatë telefonatës ata biseduan në lidhje me termocentralin bërthamor të Zaporizhzhias Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Kombet e Bashkuara duhet të garantojnë sigurinë e termocentralit bërthamor të Zaporizhzhias, të pushtuar nga forcat ruse. Komentet e tij pasojnë bisedimet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, i cili ka vizituar qytetin e Lviv në Ukrainën perëndimore. “Vëmendje e veçantë iu kushtua temës së shantazhit bërthamor të Rusisë në NPP Zaporizhzhia. Ky terror i qëllimshëm nga ana e agresorit mund të ketë pasoja katastrofike globale për të gjithë botën. Prandaj, OKB-ja duhet të sigurojë sigurinë e këtij objekti strategjik, çmilitarizimin e tij dhe çlirimin e plotë nga trupat ruse“, shkroi Zelensky. Moska e ka refuzuar një propozim të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres për të çmilitarizuar zonën rreth centralit bërthamor në Zaporizhja, në jug të Ukrainës. Përgjatë një konference për media më 18 gusht, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse, Ivan Nechaev, ka thënë se propozimet janë “të papranueshme”. Centrali bërthamor në Zaporizhja është më i madhi në Evropë, andaj edhe ka shqetësime në rritje për katastrofë bërthamore. Në ditët e fundit ka pasur sulme me granata afër centralit.

SHARE