AMBASADORI I FRANCËS NË MAL TË ZI, VIZITOI KOMUNËN E TUZIT

Kryetari i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj, priti sot në takim, Shkelqësinë e Tij, ambasadorin e Francës në Mal të Zi, Kristijan Timonije. Gjatë takimit, kryetari Gjeloshaj e njoftoj ambasadorin mbi investimet që janë bërë në territorin e Komunës së Tuzit dy vitet e fundit, sfidat me të cilat Komuna është ballafaquar si dhe me projektet dhe investimet që do të realizohen në të ardhmen. Ambasadori Timonije e përgëzoi Gjeloshaj për mënyrën e organizimit të Komunës si dhe shprehu interesim për bashkëpunim në fusha të ndryshme me interes të përbashkët, nëpërmjet projekteve konkrete. Të pranishëm në takim ishin edhe nënkryetarët e Komunës së Tuzit, Ivan Ivanaj dhe Haris Ramoviq. Po ashtu, Kryeshefi i Policisë Komunale dhe Inspekcionit Komunal të Tuzit, Rexhep Çunmulaj priti në ambientët e këtij shërbimi komunal ambasadorin e Francës shkelqësin e tij z.Kristjan Timonije. Siç njofton Policia Komunale Tuz, përmes rrjetit social “Facebook”, Çunmulaj shkëmbeu mesazhe të përzemerta me shkelqësin e tij, duke treguar për punët e këtij sherbimi dhe mundësit e bashkëpunimit me qellim të avancimit të punës së këtij shërbimi komunal në veçanti kur kanë të bëjnë me trajnime. Ambasadori Timonije premtoj se do të angazhohet që të organizoj trajnime, që ky organ komunal të jetë në nivel sa më të lartë gjithnjë në shërbim të qytetarëve. Gjatë këtij takimi u bisedua edhe për nevojat dhe mundësit e bashkëpunimit, ku ambasadori shprehi gadishmerinë e ofrimit të ndihmës në veçanti në profesionalizim dhe trajnim të mëtutejshem të policëve komunal për ç’gjë do të bisedoj edhe me ministrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme ku do ia paraqes nevojat e këtij organi. Shërbimi i Policisë Komunale dhe Inspekcionit Komunal falenderon ambasadorin Timonije për vizitën dhe përkrahjen e ofruar dhe disponimin e tij të degjoj nevojat e paraqitura.

SHARE