Majoneza nuk duhet patjetër të jetë pjesë e ushqimit tuaj të përditshëm
Në kërkim të një alternative më të shëndetshme për këtë artikull të preferuar, hasëm në një të ngjashëm më të shëndetshëm.
Përbërësit:
– 1 filxhan arra indiane,
– dy arra,
– lëng nga gjysmë limoni,
– 3 lugë vaj ulliri (ose më shumë nëse e vlerësoni se është shumë i trashë),
– ¼ filxhan ujë,
– një lugë e vogël mustardë,
– një lugë e vogël shafran i Indisë,
– kopër,
– kripë,
– piper sipas shijes.
Përgatitja:
Zhytni arrat indiane në ujë për disa orë. Uji duhet të jetë i nxehtë. Hidhni arrat e kulluara në blender.
Shtoni lëngun e limonit, vajin, mustardën, ujin, shafranin e Indisë dhe koprën.
Përziejini të gjitha.
Nëse dëshironi pamjen origjinale të majonezës, shmangni koprën, edhe pse ajo jep një aromë të mrekullueshme.
Provojeni dhe shtoni kripë dhe piper sipas shijes ose ndoshta më shumë lëng limoni. Ndoshta shumë pak hudhër.
Sigurohuni që ta provoni fillimisht, më pas shtoni erëzat e ndryshme që ju pëlqejnë.
Shijojeni, – transmeton Telegrafi.