NESER PANAIRI I BUJQËSISË NË PODGORICË

Panairi i bujqësisë me temën “Produktet bujqësore vendase në ofertën turistike dhe tregtare të Malit të Zi”, do të mbahet nesër në Sheshin e Pavarësisë në Podgoricë.

Në kuadër të Panairit të bujqësisë do të mbahet një tryezë e rrumbullakët me temën: “Mundësia e zhvillimit të bujqësisë përmes bashkëpunimit me sektorin e turizmit dhe tregtisë”, që do të mbahet në ndërtesën e Bibliotekës Radosav Lumoviq duke filluar nga ora 9:30, kumtuan nga Byroja e Podgoricës.

Pas përfundimit të tryezës së rrumbullakët, do të hapet Panairi i produkteve bujqësore në Sheshin e Pavarësisë në Podgoricë në orën 11:00.

“Qëllimi i organizimit të kësaj ngjarjeje është promovimi i prodhimeve bujqësore vendase dhe intensifikimi i bashkëpunimit të prodhuesve bujqësorë dhe përfaqësuesve të sektorëve të turizmit dhe tregtisë. Panairi i bujqësisë do të jetë mundësi për të vazhduar dhe përforcuar bashkëpunimin midis këtyre sektorëve, gjë që është një kusht shumë i rëndësishëm jo vetëm për zhvillimin e bujqësisë, por edhe të ekonomisë së përgjithshme “, thuhet në kumtesë.

Siç shtohet, organizatorët kanë siguruar hapësirat dhe shtandet në të cilat do të ekspozohen prodhimet bujqësore, duke vënë në dukje se prodhuesit bujqësorë nuk do të jenë të detyruar të paguajnë kompensimet.

SHARE