GJELOSHAJ: KUJDESI ËSHTË I DOMOSDOSHËM, POR NUK ËSHTË NEVOJA PËR PANIK

Sikur u njoftuat përmes mediumeve, edhe në Mal të Zi u konfirmuan dy rastet e para të Korona Virusit (Covid-19), thekson Kryetari i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj. Në deklaratën e Gjeloshaj thuhet: “Apeloj dhe u lus të gjithë Juve që t’u përmbahemi masave që Qeveria dhe Shtabi emergjent kanë ndërmarr, për parandalimin e kësaj pandemie! Është shumë e rëndësishme që sa më shumë të rrim në gjirin familjar, me qetësi, të mbajmë higjenën personale dhe të ambientit ku jetojmë. Kujdesi është i domosdoshëm, por nuk është nevoja për panik!” Komuna e Tuzit ka ndërmarr të gjitha masat e nevojshme, në mbështetje me sygjerimet e institucioneve relevante. “Ne mbetemi të hapun në çdo kohë për të ndihmuar qytetarët në lidhje me këtë çështje,” theksoi Gjeloshaj.

SHARE